Burak Yoruk është një nga aktorët më të njohur në Turqi.

Ai ka qenë protagonist në disa seriale, të cilat janë transmetuar edhe në kanalet televizive shqiptare. Pak e dinë se ai është me origjinë shqiptare, madje edhe ata që e kishin dëgjuar diçka të tillë, nuk e besonin.

Së fundmi, aktori ka ndarë për 1.3 milionë ndjekësit e tij në “Instagram” një foto të tijën dhe krahas saj shkroi në gjuhën shqipe: “Djali i nënës”.

Kujtojmë se Burak ka zbuluar më herët gjatë një interviste se nëna e tij është me origjinë shqiptare.

“Çka po bon, mirë, ti qysh je”, tha ai, teksa tregoi se di vetëm pak fjalë shqip.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb