TIRANE

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca është një ndër më të preferuat në vendin tonë dhe si e tilla ka shumë fansa.
Ajo është e pëlqyer dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan shpesh me ndjekësit foto apo video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Luana ka publikuar në Instagram një video të një fansi të saj, i cili shfaqet në parukeri, duke qethur flokët në një model, që shfaqë portretin e saj.

 

View this post on Instagram

 

Wow !!!! Skam fjale… ??????????

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on


Prezantuesja duket të ketë ngelur e befasuar nga kjo gjë, pasi që nuk ka menduar se dashuria e një fansi mund të arrijë deri aty.

“Uau, s’kam fjalë”, ka shkruar bukuroshja Vjollca në mbishkrimin e videos, e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. Luanën e shohim çdo të shtunë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Shiko kush luan “.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb