TIRANE – Një fans i Rihanna-s ka publikuar në Twitter disa foto të saj të modifikuara, ku i ka zbardhur lëkurën këngëtares. “Rihanna do të ishte më e bukur në qoftë se do të ishte e bardhë”- shkruhej poshtë fotove të 29-vjecares.

Këngëtarja reagoi menjëherë, duke e bllokuar fansin e saj dhe e ndaloi atë të ndiqte postimet e saj. Verën e kaluar këngëtarja mori pjesë në një video që titullohej “23 mënyra si vrasësh një person me ngjyrë në Amerikë” me anë të së cilës i thoshte “Jo” racizmit.

Së bashku me të ishin dhe këngëtaret e tjera si Beyoncé, Alicia Keys, Bono etj. Në video tregohej mënyra si ishin vrarë 23 persona me ngjyrë nga policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb