TIRANE – Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa po korr në sukses të madh në Itali. Ajo është dhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht posto foto nga jetae saj e përditshme. Dhe si çdo personazh i njohur Klaudia vihet shpesh në shënjestër të komentuesve. Kritika më e fundit që i bëhet balerinës shqiptare është për hundën e saj.

Një ndjekëse i ka shkruar Klaudias dje në instagram: “Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq”! Përgjigja e balerinës së njohur ishte ajo që nuk e prisnim në fakt: “Më pëlqen kështu siç e kam në fakt”, i ka thënë Klaudia fanses së saj virtuale me pak fjalë dhe shumë shkoqur.

Ndërkohë një tjetër komentuese e ka mbrojtur balerinën shqiptare duke thënë se në qoftë se bëjnë operacione platike i quajnë të mbuluara nga silikoni dhe nëse nuk bëjnë i kritikojnë për pamjen e tyre.

“Pse cfarë ka hunda e saj . Keq kur bëhen operacion se thoni ju kanë mbuluar operacionet dhe silikoni keq kur janë natyrale. Mua me duket shume e mirë dhe s’ka fare nevojë për ndërhyrje. Shume e mirë kështu si je të ka fal Zoti bukuri të rrallë mos e prish duke bërë ndërhyrje të panevojshme”- shkruan komentuesja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb