Një bionde seksi i ka kërkuar Princi Harry që të martohej me të. Me një tabelë ku shkruhej ‘Martohu me mua, ky eshte shanci i fundit’, Victoria McRae, 21 vjeç, e veshur me një fustan me simbolet e flamurit anglez dhe me një kurorë në kokë, i propozoi Harryn, të pestin në radhë për fronin të martohej me te jashtë Sydney Opera House të enjten.

Teksa Princi me edukatë i tha se duhej të mendohej për këtë, ajo e pyeti nëse mund t’i jepte një puthje.

dhe fotoja e Harrit qe puth bukuroshen tashmë po bën xhiron e botës.

Victoria tha se ajo e kishte propozuar edhe dy herë të tjera Harryt dhe se ky ishte shansi i fundit, ndërsa shtoi se momenti i puthjes ishte fantastik. “Kishte shumë kimi”, tha ajo. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: