Shqipëria triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, nuk zhgënjen përballë Bjellorusisë duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve. Me 11 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë rrëmbejnë kreun e grupit duke bërë një hap shumë të rëndësishëm, sezonin e ardhëm të këtij turneu kalojnë në grupin B. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme edhe për trajnerin Edy Reja, i vendos jo pak herë në pikëpyetje. Në “Air Albania” të besuarit e italianit zhvilluan një pjesë të parë fantastike, ku Cikalleshi dhe Rey Manaj dhuruan spektakël ofensiv.

Në minutën e 19-të, Memolla hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku me kokë Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh. Në minutën e 26-të, Rey Manaj arrin të fitoj një 11-metërsh ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Cikalleshi nuk gaboi duke realizuar edhe golin e dytë për Shqipërinë.

Shqipëria uli ndjeshëm ritmin e lojës në fraksionin e dytë duke qarkulluar topin në përpjekje për të ruajtur avantazhin e dyfishtë. Bjellorusët besuan dhe u futën sërish në lojë në minutën e 80-të duke ngushtuar diferencat në 3-2. Minuta e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat me kuqezinjtë që festojnë për këtë arritje të rëndësishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb