Milot Rashica po kalon një super formë me Werder Bremen në Bundesligë. Ylli kosovar ishte protagonist në fitoren ndaj Schalkes në çerekfinale të Kupës. Werder arriti fitore me rezultat 0-2, ndërsa Rashica ishte autori i një supergoli në këtë sfidë.

Ishte minuta e 65 kur kosovari mori një top në hyrje të zonës, dhe me një të djathtë fantastike, mposhti në cepin tjetër portierin kundërshtar.

Ndërkohë ky ishte një gol me peshë që më pas i hapi rrugën skuadrës edhe për një tjetër realizim, teksa Verderi siguroi në këtë mënyrë kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb