SPANJË

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Spanjë, u prit sot në një takim nga Presidentja e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet.

“Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan Rama bashkengjitur videos nga pritja zyrtare ne Spanjë.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb