Faqja zyrtare e UEFA Europa League, ka publikuar disa minuta më parë, 4 foto të mrekullueshme nga stadiumi kombëtar “Air Albania”, ku do të zhvillohet finalja e parë e Conference League më datën 25 maj, teksa ka shtruar pyetjen se ku ndodhet ky stadium.

Vlen të theksohet se kjo faqja numëron plot 16 milionë e 258 mijë ndjekës, teksa të shumtë kanë qenë fansat që nuk kanë qenë të informuar se ky ndodhet ky stadium. Ka nga ata që janë habitur nga pamjet mahnitëse të “Air Albania”.

Stadiumi u inagurua në vitin 2019 në ndeshjen përballë Francës, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin. “Air Albania” konkurroi rrishtaz për një finale dhe arriti të fitojë finalen e parë të Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb