Prej 3 muajsh farmacitë nuk kanë marrë rimbursim për barnat e rimbursueshme. Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj në ‘News24’, Laurela Zani, kreu Rajonal i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë pohoi se qeveria nuk ka lëvruar asnjë lekë.

“Kemi që në tetor që u japim qytetarëve ilaçe me rimbursim ndërsa nga qeveria nuk na është lëvruar as një lek të paktën në 80% të Tiranës dhe në rrethe. Kemi marrë para borxh që të mbajmë aktivitetin hapur ndërkohë që grosistët nuk japin medikamente pa para në dorë. Sot kontaktuam me drejtorinë e FSDKSH dhe na premtuan likujdim të debisë brenda një jave nga sot. Po kështu u premtua rimbursim brenda të njëjtës peridhë për farmacitë e rretheve.

FONDI: BRENDA JAVËS NISIN PAGESAT E FARMACIVE ME RIMBURSIM

Ndërkohë, Fondi Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në reagimin e tij pohoi se brenda javës nis pagesa për rimbursimin e farmacitë.
FSDKSH bën me dije se me çeljen e buxhetit të ri dhe me delegimin e kompetencave tek drejtori i komanduar, nis menjëherë pagesa e farmacive për barnat e rimbursueshme që çdo muaj i përfitojnë qytetarët. Sipas Fondit, në asnjë moment nuk është cënuar shërbimi për qytetarët, ndërsa ngërçi i krijuar me subjektet farmaceutike tashmë është zgjidhur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb