Kreu i Parisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në lidhje me fashat e energjisë dhe faktin qe qeveria shpalli se vendimi i ERE-s nuk do të zbatohet.

Ai u shpreh se në këtë rast qeveria ka dalë mbi një institucion të pavarur dhe se kjo tregon se shteti i së drejtës nuk ekziston.

Meta: Aksionet e opozitës do të jenë të ndryshme dhe njerëzit do të informohen në vazhdimësi. Iniciativat që kemi marrë edhe për energjinë, kërkesa për debat për vendimet e ERE për mbrojtjen e interesat të qytetarëve e të kemi në konsideratë që kjo tregon se shteti i të drejtës nuk ekziston se ERE miratoi një vendim të urdhëruar nga qeveria. Pasi rritet presioni publik dhe argumentimet e opozitës kryeministri deklaron se vendimi i EREs nuk do të zbatohet. Si mund të dalë qeveria mbi një institucion të pavarur? Nuk ekziston shteti i të drejtës e kjo është pasoja më e madhe për qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: