Fashion Company, kompania lider e modës në Evropën Juglindore, po feston tridhjetë vjetorin e saj me një sërë aktivitetesh në nder të klientëve, partnerëve dhe punonjësve tanë besnikë.

Për nder të këtij përvjetori, në dyqanin Fashion&Friends në TEG Tirana në periudhën në vijim ju presin zbritje në koleksionet e reja të markave kryesore botërore të modës.

Falë një rrjeti prej më shumë se 130 dyqanesh në Shqipëri, Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni, Slloveni dhe Rumani, Fashion Company është sot kompania e parë kur bëhet fjalë për blerjet më të mira të markave prestigjioze botërore si Calvin Klein, Tommy Hilfiger, Replay, Diesel, Guess, Hugo, Boss, Patrizia Pepe, Timberland, Steve Madden dhe 30 të tjerë.

Koncepti i preferuar i modës në rajon

Koncepti multibrand Fashion&Friends u prezantua në vitin 2007 si një nga projektet strategjike të kompanisë, duke u bërë sinonim i tendencave më të fundit të modës në rajon. Ofron kënaqësi të plotë blerjeje, të barabartë me atë që klientët do të kishin në dyqanet e metropoleve të botës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb