Fashion Group Albania, shoqëri e Grupit BALFIN, i dhuroi Bashkisë së Tiranës mbi 5’000 veshje me vlerë rreth 30’000 euro për t’u shpërndarë te nënat dhe fëmijët e disa prej familjeve më në nevojë. Të gjitha veshjet janë të papërdorura dhe janë të markave Prenatal dhe Mango. Përveç veshjeve, janë dhuruar edhe 15 kosha e karroca për të posalindur e femijë deri në 3 vjeç.

Shpërndarja e materialeve në fjalë u bë në qendrën sociale  “Gonxhe Bojaxhi” të bashkisë Tiranë, nga ku do të mbulohen nevojat për 4 prej njësive administrative të kryeqytetit.

Në aktivitetin e organizuar enkas me këtë rast ishte pjesëmarrëse edhe nënkryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti, e cila vlerësoi dhurimin nga ana e Fashion Group Albania, dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar Grupi Balfin për komunitetet në nevojë në Tiranë. “Ju falenderojmë jashtë masë si Grup, pasi veshja, përveçse është e domosdoshme, tregon edhe dinjitetin e njeriut. Dhe personat përfitues në këtë rast nuk është se kanë gjithnjë mundësi të blejnë veshje të reja, kështu që e vlerësojmë jashtë mase” – tha ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ornela Kastrioti, menaxhere për komunikimin dhe marketingun në FGA, u shpreh: “Në punën tonë të përditshme udhëhiqemi nga parimi që njerëzit janë mbi çdo gjë. Prandaj gjithmonë jemi pranë komuniteteve e njerëzve në nevojë. Si pjesë e Grupit Balfin edhe ne e kemi pjesë të strategjisë tonë aktivitetet e përgjegjësisë sociale”.

Shpërndarja e artikujve për foshnjet u bë derë më derë për shkak të pandemisë dhe aktiviteti u organizua duke respektuar të gjitha rregullat e distanicimit social.

Ky ishte dhurimi i dytë i një vlere të konsiderueshme që Fashion Group Albania ka bërë gjatë vitit 2020, pavarësisht faktit që pandemia e ka bërë këtë vit më të vështirë për bizneset në përgjithësi, në Shqipëri, por jo vetëm. Në janar 2020, Fashion Group Albania , në bashkëpunim me Fundjavë Ndryshe dhuroi 10.000 euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, që në shtator të këtij viti, kjo kompani, në bashkëpunim me AlbChrome, iu gjend pranë fëmijëve të minatorëve në Bulqizë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke i pajisur ata me veshje të reja në prag të dimrit.

Fashion Group Albania menaxhon marka ndërkombëtare veshjesh e aksesorësh si Mango, Cortefiel, Prenatal, Okaidi, Springfield, Geox, Women’ Secret, Parfois dhe Carpisa. Kjo e bën grupin më të madh për tregtinë e veshjeve në Shqipëri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb