Ish- deputetja e LSi Floida Kërpaçi thotë se fasoneritë, ndërmarrje të cilat kanë me qindra punonjës dhe përbëjnë një rrezik për përhapjen e koronavirusit vijojnë punën edhe sot pavarësisht masave të qeverisë.
Po ashtu Kërpaçi thotë se duhen marrë masat edhe për qendrat tregtare dhe call centerat.

STATUSI I FLOIDA KËRPAÇIT

Ndërmarrjet e fasonit vazhdojnë punën edhe sot.

Shprehja qëndroni në shtëpi për këto gra e qytetarë që punojnë në fasoneri nuk është një zgjedhje individuale sepse e dijnë që nëse nuk paraqiten në punë edhe ajo pagë minimale që marrin do t’iu hiqet familjes së tyre.

Merrni masa për fasoneritë, qendrat tregtare,
call centera ku janë të grumbulluar qindra qytetarë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb