Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku në pjesën e rërës, aty ku edhe po pushonin turistët, një drejtues automjeti ka vendosur të kryejë manovra të rrezikshme. =

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ndërhyri me shpejtësi për ndalimin e mjetit dhe vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesit.

Bëhet me dije se automjeti është bllokuar.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet duke lëvizur në bregdet, pranë pushuesve në Velipojë, ju informojmë se:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë identifikuar drejtuesin e mjetit. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas qarkullonte me leje drejtimi të pezulluar.

Ndaj tij u vendosur masa administrative prej 40 000 lekësh të rinj dhe Heqja përfundimtare e lejes së drejtimit;

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Velipojë, ka detyrimin për ndjekjen e kursit për rimarrjen e lejes së drejtimit.

Policia e Shkodrës fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital. Garantojmë se çdo rast do të trajtohet me reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb