Parashikimi i fatit mbetet një mister. Personazhe të njohura të kësaj fushe kanë sjellë këndvështrimet e tyre në emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula në “News24”.

Studiuesja e ëndrrave, Elisabeta Mato Skëndo, e njohur si zonja Beti, tregon për aftësitë e veçanta që disa persona kanë dhe shqisën e gjashtë. Ajo befason me një rrëfim që e thotë për herë të parë në media; takimin  e rastësishëm me një grua dhe përgjigjen që i dha për të birin, atë kohë me probleme shëndetësore.

Po kaq të habitshme janë edhe parashikimet e horoskopit të bëra nga Meri Gjini e cila ka njoftuar më herët për përhapjen e koronavirusit, duke e perceptuar si diçka që lidhej me fizikun. Studiuesi Altin Bogdani interpreton me detaje horoskopin, lidhjen e shenjave zodiakale me planetet dhe organet jetësore të njeriut.

Ai bën diferencën mes parashikimeve profesionale dhe shprehet se për këtë duhen persona të specializuar. Në fund Meri Gjini jep një parashikim se kur mbaron pandemia duke bërë njoftime për ngjarje dhe zhvillime të forta në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb