Fatbardha është rritur mes vuajtjesh dhe lotësh që nuk i ndalen, çdo ditë bashkë me nënën morën rrugën e sakrificës për t’u shkolluar. Nëna e saj Merjemja kishte nevojë për një operacion që të ngrihet në këmbë, i cili kushtonte 15.000 mijë euro. Ato endeshin rrugëve të Tiranës, ku Fatbardha me lot ndër sy i kërkonte njerëzve para për nënën e saj 56-vjeçare.

E shtrirë në krevatin e spitalit Continental, Merjemja tregon për përjetimet para operacionit ku pas pak orësh mjekët do t’i vendosin protezë tek njëra këmbë.

“Sot do bëj operacion, e kam pritur shumë vite të operoj këmbën, falënderoj Astritin që më ndihmoi, ai hapi dritën jeshile për mua për këtë operacion. Kam qenë në dilemë, mendoja nëse mjekët do ta merrnin përsipër, proteza ime u gjet. Doktor Jani më ka dhënë garanci, tha do bëhet shumë mirë”, shprehet Merjemja.

Fatbardha thotë se e ëma ka kryer disa ndërhyrje dhe sot po e përballon si burrneshe situatën para operacionit. “Do ta kalojmë këtë të dyja”. Orët kalojnë dhe Fatbardha mezi pret të takojë të ëmën. “Dua të falënderoj xhaxhi Astritin ai ka bërë një mirësi shumë të madhe, falënderoj Elvis Naçin, Sidrit Bejlerin dhe gjithë stafin e emisionit, nëse ata nuk do na mbështesnin nuk do të kryhej kjo, operacioni kaloi me sukses, gjatësia e këmbës ka arritur në të njëjtën gjatësi me këmbën tjetër, tani çdo gjë është mirë. Mamit i duhet 6 muaj rehabilitim i plotë, jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar, mami hoqi atë vështirësi të madhe që e mundonte prej vitesh”, thotë Fatbardha.

https://youtu.be/Ex0btbQ9C2w

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb