Ish- Zv. Presidenti amerikan Mike Pence, në fjalën e tij nga kampi “ASHRAF 3″ në Manzë, është shprehur se asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

Sipas tij, fati i regjimit autokratik në Iran do të jetë i njejtë me atë të Bashkimit Sovjetik.

“E dimë historinë e pasur e aq të vjetër të popullit që ka dhënë kontribute të çmuara, e dimë që historia e tyre nuk ilustrohet në realitetin e sotëm.

Ashtu siç ka thënë edhe Regan: Nuk ka arsenal në botë të jetë më i fuqishëm se kurajo e njerëzve. Ka një potencial të madh në popullin e Iranit.

Mbështesim popullin krenar sepse e dimë që kanë parime të drejta. Asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

Çdo zemër njerëzore ka dëshirë të jetë e lirë. Sipas dokumenteve tona themeltare besojmë të gjithë në të drejtat e njeriut, por në zemrën e çdo njeriu që dëshiron të jetë i lirë. Ku është shpirti i Zotit aty është liria.

Kini besim miqtë e mi, drejtësia që ka të bëjë edhe me Bashkimin Sovietik që u rrënua do të jetë edhe fati i autoriteteve në Iran dhe kombi i Iranit do të ngrihet në lavdi me paqe prosperitet. Na ndihmo o Zot”, tha Pence.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: