Pasi qeveria dhe federata franceze vendosën pezullimin e kampionatit, një sfidë e fortë pritet të luhet në gjykata. Lyon udhëheq grupin e rebelëve, që shpresojnë të përmbysin vendimin, në mënyrë që futbolli të kthehet në fushë për të mbyllur kampionatin. Klubi francez ka paraqitur dy padi. E para kundër pezullimit të sezonit dhe tjetra kundër klasifikimit. Federata dhe Liga në vend dhanë verdiktet në bazë të renditjes të “fotografuar” përpara ndërprerjes së kampionatit.

060459510 902e8d4e 86a2 4b67 82a4 3309424b9cdf
060459510 902e8d4e 86a2 4b67 82a4 3309424b9cdf

Si pasojë, Lyon mbetet jashtë Europës, por në mënyrë ironike duhet të luajë ende sfidën e kthimit kundër Juventus në 1/8 e Champions League. Po ashtu, në dyert e gjykatës është paraqitur edhe Amiens. Kjo skuadër ishte vetëm katër pikë larg zonës së play-off kur mbeteshin edhe 10 ndeshje për t’u luajtur. Por ndërprerja përfundimtare e kampionatit e detyron atë të zbresë në Ligën 2. I njëjti diskutim edhe për Toulouse, që gjithashtu kundërshton vendimin e Federatës dhe Ligës. Këto klube vazhdojnë të besojnë ende se gjykata do të kthejë vendimin dhe si pasojë edhe futbollin për të vendosur në fushë fatin e sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: