“Ju lutem na ndërtoni shtëpinë”  kjo  ishte thirrja e  Madalenës së vogël që qante me ngashërim brenda çadrës së improvizuar me plastmasë dhe dërrasa. Të pafuqishëm e të harruar nga shteti në fshatin Kaçivel jeton familja Lazi pa kulm mbi kokë. “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi disa muaj më parë në fshatin e largët për të dëgjuar historinë e tyre dhe për të parë kushtet ku jetonin pasi shtëpia në fshat ishte shkrumbuar e gjitha.

6 frymë dhe jetonin prej shkurtit në qiell të hapur, vetëm në një çadër  të vogël plasmasi në varfëri të paimagjinueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=JNZEgiphkGc&feature=youtu.be

Ishte nata e 10 shkurtit 2018, që e la familjen Lazi pa kulm mbi krye. Për fat askush nuk ishte në banesë. Pasuria e vetme që kishin u shkrumbua duke i lënë vetëm me rrobat e trupit.

Familja kishte arritur të siguronte një çadër. Ishte streha e shpëtimit për 6 frymë. Ata nuk kanë një derë që ta hapin, një dritare që ta mbyllin. Vetëm me rrobat e trupit ngrysin dhe gdhijnë ditët të pashpresë.

4 fëmijët jetojnë mes mjerimit dhe kushteve të vështira. Vajza  më e madhe është 12 vjeç dhe më e vogla vetëm 2 vjeçe.  Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin takuan familjen dhe brenda çadrës u ofruan një krahë, u munduan tu heqin trishtimin që i kishte kapluar.

I gjetëm duke u dridhur nga i ftohti në një ditë me shi. Vajzat e mitura zbathur çapiteshin në baltë, më e vogla prej tyre quhet Esjona,

Ditën kur Elvisi dhe Sidriti i vizituan, Esjona kishte ditëlindjen mbushte 2 vjeç.

Festa e ditëlindjes së vogëlushes me një ëmbëlsire ishte kaq e paimagjinueshme, por këtë ia realizoi emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”

“Kur e pamë në emision, nuk na u duk çadra kaq e vogël, këtu është katastrofë, jam pa fjalë. Na ka prekur shumë historia juaj. Duam që këto vajza të shikojnë një rreze drite. Duam t’iu ndihmojmë me shpirt dhe zemër. Këtu është katastrofë nuk mund të jetojnë këtu në këto kushte 4 vajza të vogla” i tha Elvisi familjes.

Venesita vajza e madhe e familjes nuk mund ti mbante lotët kur tregonte për momentin kur u njoftuan për shtëpinë e përpirë nga flakët. “E si mund të të lëmë në jashtë? Ne do të përpiqemi maksimalisht që të kesh një shtëpi” i tha Elvisi duke e qetësuar. E ndërsa ishte duke i thënë  këto fjalë, dy kamionë të ngarkuar me materiale ndërtimi ishin rrugës në drejtim të shtëpisë së djegur.

Ndërkohë që po zhvillohej kjo bisedë, familja nuk e di se çfarë po ndodh jashtë, të gjithë dalin me të dëgjuar zhurmat. Shikohet habia në sytë e familjes Lazi. Në këtë moment kur kamioni zbrasi zhavorrin në oborr Elvisi u jep lajmin e mirë se fill në këtë çast po niste puna për ndërtimin e shtëpisë se re. “ Këtë e kemi bërë për ditëlindjen tende Esjona. Dy gëzime në një ditë sot” tha Elvisi.

Administratori i firmës “Braka Construction” Marsel Braka  mori përsipër ndërtimin e shtëpisë së re të familjes Lazi dhe njoftoi se  punimet do të përfundonin  në kohë rekord pasi gjithë stafi i punëtorëve janë të motivuar për të dorëzuar çelësat e shtëpisë së re. “Do mundohemi që ta përfundojmë sa më shpejt shtëpinë për vogëlushet” tha administratori i firmës së ndërtimit Marsel Braka. Dhe duket se e mbajti fjalën. Vetë vajzat dhe dy prindërit kanë ndjekur hap pas hapi ndërtimin e shtëpisë por në vendin ku ishte banesa e vjetër, e shkrumbuar e bërë hi nga zjarri.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb