Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, i cili duket të jetë tashmë në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Nga Artan Fuga: 

Përtej propagandës, procedurave fallco, përrallave me gjykatë kushtetuese, e më e the e të thashë, historia është kjo:

Në Shqipëri kryeministri pushon nga puna Presidentin e Republikës!
Kaq është! Pra Kushtetuta thotë se gjoja Presidenti mandaton kryeministrin, hahahahahaha! kurse në fakt është kryeministri që po të dojë e pushon nga puna Presidentin sikurse pushon edhe pastruesen e ëc të kryeministrisë!

Madje në vend të tij mund të emërojë me procedura të sakta hahahahaha edhe më budallain ose budallaqen e lagjes së vet!
E kam seriozisht! është e mundur!
Si e tek e shpjegoj te libri im “Shoqëria Piramidale”!

Unë nuk e kam qejf shumë çfarë ka bërë në raste të caktuara Ilir Meta. Kjo është tjetër gjë. Madje ka presidentë që në fund të mandatit nuk i do askush! Por nuk i shkarkojnë sepse respektojnë Kushtetutën.
Më mirë një President që është sipas Kushtetutës sesa të heqë kryeministri një president që e ka vendosur vetë dhe e quan të keq kur zihet me të.

Sepse mbrojmë veten jo Ilirin!
Dhe pastaj thonë çfarë ka Evropa me ne që nuk na pranon! O Zot, hajde pastaj mos shih ëndërra të llahtarëshme në gjumë kur gratë e Libofshës sulmojnë me sfurqe derrat e Semanit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb