TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” ka dhënë tezën e saj sa i takon çështjes ‘Tahiri’ duke u bazuar edhe tek mbledhja e Këshillit të Mandates dhe Rregullores.
Ajo pohoi se ka prova të tjera që janë në dorë të prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mes të tjerash ajo risolli edhe njëherë frazën e përdorur nga prokurorët sot në Këshill, ndërsa theksoi se dosja kaloi nga shtetit italian direkt tek Krimet e Rënda, shkruan ‘BalkanWeb’.
“Ka një person konkret që i bazohet vepra penale, dhe më pas komisioni vendos për heqjen e imunitetit Është gjykata që të vendos nëse Tahiri do e çoj në burg apo jo. Komisioni nuk i hyn provave dhe fakteve. Ka përgjime të kryera nga Italia. Kanë bashkëpunuar në mënyrë sekrete; siç thanë prokurorët sot se letër-porosia na ka ardhur direkt sipas ligjit, pa kaluar tek ministria e Drejtësisë. Është shmangur rruga për tek ministria e Drejtësisë. Shtrohet pyetja a ka prova dhe fakte të tjera: pa diskutim që ka. Ajo çfarë unë them sot është që komisioni duhet të votojë heqjen e imunitetit.”, tha Lala.
(ed.me/BalkanWeb)