Kombëtarja e U-21 ka barazuar pa gola në “Elbasan Arena” në sfidën e sotme përballë Islandës të vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2019-të.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi rrezikoi disa herë të gjente golin, por në përfundim të 90-të minutave kjo nuk u arrit. Pavarësisht kësaj një ndeshje e shkëlqyer e U-21 e cila luante përballë një kundërshtari tepër cilësor si Islanda.
u -2111111111111
Pak para fundit, ekipi që përfaqëson një popullsi prej vetëm 350 mijë banorësh u ndëshkua me të kuqe. Gjithsesi kjo ndikoi fare pak në lojë pasi tashmë ishte minuta e 90-të dhe kishte mbetur vetëm shtesa.

Pas 4 ndeshjesh në Grupin 2, Shqipëria renditet në vendin e 4-rt me 5 pikë, 1 më shumë se Islanda që ka një takim më shumë për të luajtur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb