Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë gabime fatale sa i qëndron deklaratave të tij kundër ambasadores së SHBA-ve,Yuri Kim.

Teksa komentoi pyetjen se cili do të jetë fati i Berishës, Ngjela theksoi se në fund këtë betejë do ta fitojë Basha.

Sipas Ngjelës, deri më tani Berisha ka bërë një betejë antiligjore.

“Deri tani beteja që po bën Berisha është joligjore. Mbrojtësit e atij që është ligjor, është Uashingtoni. Berisha ka lëvizje joligjore, se nuk kemi asnjë vendim gjykate. Nëse në një kompani, ku janë 20 aksionerë, ku njëri ka 60% të kapitalit, që ta rrëzosh atë grup, duhet që ai që ka shumë para të blejë kuota. Si do vejë kjo çështje! Do fitojë Basha. Lëvizja e Saliut është jo ligjore, ai nuk pranohet nga SHBA-të. Kemi dhe një parti legale, kryetari i të cilës është me Amerikën. Si do të fitojë një lëvizje joligjore që nuk ka përkrahjen e SHBA? Jo! A do të ketë një revolucion? Jo! Po e rëndon shumë kjo situatë. Ka bërë gabime fatale. Ka goditur ambasadoren e SHBA-ve. Ai e ka ditur se ajo ka qenë kështu. Ai bën luftë me Amerikën, po s’ka kurajo që të thotë jam kundër SHBA-ve. Kjo është ambasadorja e dytë që godet Saliun. E para ishte Mariza Lino, ajo e hodhi në Lanë. Të tjerët kanë folur në mënyrë diplomatike. Lino i hyri në zyrë kur ky foli kundër Amerikës në Parlament. I hyri pa trokitur. Kjo e dyta nuk është revolucionare, është më finoke. Pasi Saliu është më i fortë, se atëherë i ishte ngritur populli kundër. Deri tani fiton Basha.”, tha Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb