Prej mbrëmjes së djeshme detaje të shumta kanë dalë në dritë për aktivitetin kriminal të Fatjon Muratit, në lokalin e të cilit u vra një 58-vjeçare dhe u plagosën pesë persona të tjerë, pasi persona të armatosur hapën zjarr.

Referuar grupit hetimor, por edhe dosjeve të mëparshme, gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se Murati dhe miqtë e tij ruheshin, kjo pasi kishin përplasje të forta me ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj.

“Vrasësit që kanë shkuar aty kishin mundësi të kuptonin që në momentin kur qëllon në një lokal rrezikohet jeta e të gjithë personave. Mimoza Paja është vërtetë një viktimë e pafajshme, por atentatorët i kishin të qarta qëllimet. Hetimet fillojnë dhe nuk mbarojmë. Kemi një grua të vrarë dhe asnjë zbardhje të plotë. Për të fortët ligji funksionon në mënyrë të njëanshme. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi përse u vra Mimoza Paja? Ka dyshime që Fation Murati është larguar përmes Prishtinës në drejtim të Turqisë. Ai lokal mund të ishte edhe më i populluar dhe mund të kishte edhe viktima të tjera. Bilanci mund të ishte edhe më i rëndë.
Fation Murati dhe miqtë e tij sigurisht që ruheshin, sepse grupi kishte përplasje të forta me Ervis Martinaj. E dimë që Ervis Martinaj humbi 13 miq të vrarë. Policia është duke hetuar këtë pistë të përplasjeve sepse kishte disa aleanca dhe grupime. Për sa kohë nuk është hetuar çfarë mund të pritet? Ishte një revansh ndaj grupit dhe vetë Ervis Martinaj. Por sa kohë një prokurori heton një ngjarje dhe njëra një tjetër atëherë do përballemi me situata të tilla”, tha Klodiana Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb