TIRANË

Analisti Fatos Lubonja mendon se fatkeqësia e shqiptarëve është që presin deligjitimin e kryeministrit Edi Rama nga ndërkombëtarët, ndërkohë që këtë duhet ta bëjë populli. Duke komentuar shkrimin e Bild në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, Lubonja tha se gazetarët e huaj janë të influencueshëm.

“Ajo fjala gangsterësh më kujtoi shkrimin e 97 “Ky regjim gangsterësh që ne përkrahim”. Unë do doja që të kishte dhe këtë që ne përkrahim. A është i sponsorizuar apo jo, nëse ka një njeri që edi më mirë se si paguhen gazetarët perëndimorë e di Rama. Influencohen dhe mund të paguhen, nuk kam siguri për këtë. Unë shikoj atë që ka thënë. Pastaj kjo çështja sa ndikon, është fatkeqësia jonë se ne presim ta deligjitimojmë Ramën me ndërkombëtarët. Ne duhet ta delegjitimojmë me popullin shqiptar”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb