Matia Kaldara do të lërë Milanin për t’u rikther tek Atalanta ku do të shpresojë të rigjejë formën e shkëlqyer që kishte përpara se të dëmtohej te kuqezinjtë. 18 muajt e kaluar me fanellën kuqezi kanë qenë një shok total për lojtarin 24-vjeçar.

Kaldara u rikthye te Juventusi pas përfaqësimeve fantastike me skuadrën bergamaske, por u përdor menjëherë nga bardhezinjtë si pedanë shkëmbimi për rikthimin e Bonuçit në Torino, lëvizjë që u buzëqeshi kampionëve të Italisë.

Tashmë Kaldara kalon me formnulën e huazimit tek Atalanta, që do të mund ta blejë kartonin e tij për 15 milionë euro. Me fanellën kuqezi, ai luajti në total 155 minuta! Por kjo lëvizje ka nxehur pa masë tifozët e Milanit, që akuzojnë drejtuesit e tyre se e kanë kthyer klubin në një “vegël” të Atalantës me këtë transferim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb