TIRANE

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Fatma Methasani ka dhënë lajmin e bukur se së bashku me partnerin e saj, Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Untitled 26
Untitled 26

Methasani ka zgjedhur të publikojë një foto në krahët e shefit të kuzhinës, ku në dorë dallohet se mban ekografinë e bebit. Fotoja është shoqëruar edhe me një thënie mjaft të bukur:

“Kur dashuria është shumë e madhe për t’u mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë!”. Moderatorja nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, megjithatë me siguri kjo do të jetë një nga periudhat më të bukura në jetën e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: