Në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Fatma Methasani, e cila e lumtur ka folur për ardhjen në jetë të djalit të saj Noah, emocionet e forta që ka përjetuar dhe për marrëdhënien që ka me Alfion. Ajo ka treguar se kohët e fundit e gjithë vëmendja e tyre është përqëndruar tek djali i tyre duke lënë pas dore dhuratat që i bënin njëri-tjetrit.

Moderatorja ka treguar se Alfio i dhuronte çdo muaj lule në datën që ata ishin lidhur dhe dilnin në ndonjë darkë, por muajt e fundit kjo gjë nuk po ndodh se të gjithë përkushtimin e ka marrë Noah dhe për këtë gjë është e lumtur.

Në këto momente asaj i vjen në studio një tufë me lule dhe një pusull nga Alfio, i cili i shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ka ndaj saj.

Fatma përlotet duke lexuar këtë pusull dhe në ato momente hyn Alfio në studio me byrek në dorë. Byreku është ushqimi i preferuar i saj, por Alfio nuk ia gatuan shpesh. Ajo është surprizuar dhe emocionuar pa masë./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb