Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, është shfaqur sot me bluzën dhe kapelën e legjendës së basketbollit Michael Jordan.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim të veshur gjatë gjithë kohës serioz, duket se ish-ministri nuk i ka rezistuar dëshirës së mbështetësve të tij, të cilët i kanë dhuruar bluzën e kampionit Jordan, që gjithashtu mban numrin 23, ashtu siç është renditur dhe vetë Xhafaj në listën e PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Disa nga momentet, ish-kreu i reformës në drejtësi i ka përcjellë në rrjetet sociale, ku mes të tjerash thekson se “Kemi një betejë të madhe përpara në të cilën bashkë si familje socialiste do triumfojmë me sukses. FORCA”.

Postimi i plotë

“Na ndajnë veç 41 ditë nga zgjedhjet historike të 25 Prillit ku votohet mes shtetit dhe pushtetit, drejtësisë dhe padrejtësisë.
Bashkë me Florin, Kryetarin e PS10 dhe Karolinën administratoren e Njësisë 10 diskutuam gjerë e gjatë mbi objektivat dhe sfidat që na presin.
Krahas ideve dhe pikësynimeve që nuk harrojnë kurrë t’i sjellin në tryezë, këtë herë miqtë e mi të zonës 3 sollën bluzën e kapelën 2️⃣3️⃣ të legjendës së basketbollit Michael Jordan. ⛹?
Kemi një betejë të madhe përpara në të cilën bashkë si familje socialiste do triumfojmë me sukses. FORCA!??2️⃣3️⃣✅
#FatmirXhafaj23✅
#ShqipëriaEArdhmjaJonë??
#BetejaVazhdon 2️⃣3️⃣✔️
#psnjësia10?”

23635daa Ce95 4e28 868a C958b4933a36
23635daa Ce95 4e28 868a C958b4933a36

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb