TIRANË

Vijon ende numërimi i votave për kandidatët në Qarkun e Tiranës, ku ka edhe surpriza sa i përket votave preferenciale.

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi nga KQZ për “BalkanWeb” të dhënat më të fundit, prej ku rezulton se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është kandidati i parë nga lista e PS, që thyen herësin e partisë.

Xhafaj ka grumbulluar 11 756 vota, duke siguruar kështu mandatin e deputetit, ku siç raporton gazetarja Karapanço, ai pritet të marrë mandatin e Fidel Yllit ose të Ervin Bushatit, pasi këta të fundit kanë siguruar më pak vota.

Ndërkohë, nga radhët e Partisë Demokratike, pas Luçiano Boçit në Elbasan, një tjetër kandidat pritet të thyejë herësin. Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Fier, Agron Kapllanaj, i cili deri më tani ka grumbulluar një numër të madh votash dhe është pranë thyerjes së herësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb