TIRANE- Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se akuzat  e përfaqësuesve të PD-së në lidhje me familjarët e tij, që janë të favorizuar për  “Lojërat e Fatit” janë shpifje bajate, të cilat duhet të hetohen me urgjencë.

Duke raportuar për besueshmërinë e Policisë së Shteti, Xhafa deklaroi se sipas sondazheve, ky institucion është i vlerësuar si më i besueshmi në rajon.

Duke iu referuar vettingut në politikë Xhafaj deklaroi se ideja e Partisë Demokratike tingëllon shumë qesharake.

“Janë forcuar përpjekjet për ndalimin e shumë personave me rrezikshmëri.  Shqipëria vijon të shkëmbej të dhëna me partnerët ndërkombëtar. Besimi i tyre tek Policia e Shtetit konsiderohet si institucioni më i suksesshëm në rajon. E pohoj me shumë krenari këtë sukses. Ka më pak vepra penale të regjistruara se një vit më parë. Retorika e sulmit ndaj policisë ka qëllim dashakeqëse.Në bazë të sondazheve të fundit, 78 për qind e qytetarëve besojnë  se policia e shtetit është  e besueshme.  Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët  e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, deklaroj me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike.Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime. Çdo kush mund të shpif si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo kryeministrin  e vendit. Kjo duhet të marrë fund.Vettingu në politikë është ide qesharake e Partisë Demokratike.  Drejtësia dhe pastrimi i saj të bëhet nga themelimi i institucioneve ligjore.””,tha Xhafa.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb