Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes Twitter-it për votimet e sotme.

Sipas tij 30 qershori është një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore.

“Sapo votova me familjen time! I bindur se kjo është rruga e duhur – zbatimi i ligjit! Sot një ditë e rendësishme për Standartet demokratike, për Shtetin e së drejtës, për kushtetueshmërinë! ?? #30qershori një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore! Një ditë reflektimi për të gjithë! Faleminderit partnerëve ndërkombetar për mbështetjen dhe inkurajimin për të ecur në këtë rrugë! ????”,- thotë ai.

Duke u ndalur tek opozita, Xhafaj thotë se ky është momenti i duhur që të reflektojnë, të ndryshojnë rrugën e tyre pse jo dhe lidershipin.

“I keqardhur për ata që bojkotuan, që ju humbën përkrahësve të tyre shansin për të ushtruar lirisht të drejtat kushtetuese të votimit dhe përfaqësimit në qeverisjen vendore! Një dëm i madh vendit dhe imazhit të tij! Momenti i duhur për reflektim dhe ndryshim rruge e lidershpi! ? JO destabilizimit, PO Kushtetueshmërisë! JO dhunës, PO Demokracisë! #unevotoj ?w”,-tha ai.

Ish-ministri Xhafaj pasi hodhi sot votën e tij në kutitë e votimit në një nga KZAZ-të në Tiranë, dha edhe një mesazh për partitë politike. Në një prononcim për mediat, Xhafaj theksoi se dita e sotme ishte një leksion dhe shuplake për partitë, sidomos për opozitën.

“I duhet kushtuar rëndësi këtyre zgjedhjeve, date e rëndësishme. Do të duhej të ndalim përpjekjet me destabiliziminm dhe përpjekjet për të respektuar kushtetutën. Dita e sotme, votimi i sotëm është një leksion për të gjitha forcat politika, të cilat kanë nevojë për një moment reflektimi. Sidomos për opozitën. Për të gjithë ata që tentuan të destabilizojnë është leksion. Kjo që ndodhi i bëri një dëm të madh vendit, imazhit, dhe aspiratave të saj për demokraci”, tha Xhafaj.

(m.a/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: