TIRANE – Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj paguhen me një pagë mujore nga shteti i Kosovës, si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mësohet se dy ish-zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar janë pjesë e listave të veteranëve. Ata kanë statusin e veteranit dhe janë pjesë e Komandës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në të njëjtën njësi ku bën pjesë edhe ish-kryeministri dhe drejtuesi i UÇK- së, Hashim Thaçi.

Përfshirja e tyre në këtë listë dhe dhënia e statusit të veteranit, që u mundëson edhe përfitime financiare të përmuajshme (rreth 300 euro në muaj) ka të bëjë me detyrat që ata kanë ushtruar gjatë konfliktit në Kosovë. Fatos Klosi ka qenë në krye të SHIK-ut nga viti 1997 deri në vitin 2002. Ndërsa Brokaj ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 1997 deri në vitin 1999 kur përfundoi edhe lufta në Kosovë, me ndërhyrjen e NATO-s.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb