TIRANE-Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi beson se gjithë skenari i organizuar nga deputetët Doshi dhe Frroku ka qenë për të dobësuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Klosi i beson versionit të Prokurorisë se gjithçka ishte një sajesë dhe nuk ka pasur tentativë për vrasje ndaj deputetit Doshi.
Në një intervistë të dhënë për gazetën Sot, Klosi deklaron se ngjarja është një sajesë por nuk e di se cila mund të ketë qenë arsyeja.
Klosi thotë se një ndër arsyet që e çojnë të japë këtë përfundim është se Tom Doshi nuk ka dhënë një arsye të besueshme përse kreu i Kuvendit donte të vriste atë dhe deputetin Mhill Fufi.
Sipas Klosit, kjo gjë ishte teknikisht e pamundur pasi Meta, sipas tij, nuk do t’u besonte njerëzve që nuk ishin të afërt me të diçka kaq serioze dhë të rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: