Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 ka deklaruar se ambasada e SHBA operon me standarde të dyfishta.

Në vende si Shqipëria dënon dhunën në protesta, ndërsa kur ka interesa, si në rastin e Venezuelës, e promovon dhunën.

“Po të vësh re, ka edhe një dopio standard. Edhe reagimi i SHBA ishte skandal. Kur bëhet fjalë për vende të tjera, fusin edhe flakët që të ngrihen protestuesit. Përshembull, Ukraina, Venezuela, Libia. Ne, duhet t’i marrim me rezerva këto punë. Unë nuk dua të jem në diktature, se jam me Amerikën. Dua të jetoj në një Shiqipëri të lirë dhe demokratike. Duhen marrë me gabimet e tyre dhe me interesat e tyre”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb