TIRANE– Analisti Fatos Lubonja ka debatuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha sa i takon vetingut në politikë, duke i thënë se propozimi i opozitës duket një manovër. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”, Lubonja i thotë Bashës se Edi Rama ka bërë një puc institucional lidhur me vettingun e politikanëve.

“Këtu për mendimin tim të gjithë duam të kemi politikan të ndershëm, gjyqtar të ndershëm , do ngrihet një komision ndërkombëtaret që do të kontrolloj pasurinë e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe shumë politikanë ve të tjerë. Tani problemi që ngrihet i pari është procedurial, ju desh një vit të bënit reformën në drejtësi ndërkohë që bandat fuqizohen.

Mua më duket një manovër për të shkatrruar drejtësinë që ta kapte Edi Rama. Për mendimin tim Rama ka bërë puc instucional. Institucionet që janë ngritur, si psh.

Ai që kontrollon pasurinë kanë probleme në funksionim. Ndërtohet një formë e re e luftë s që nuk është efikase, ndërkombëtarët ju ulën juve në bashkë bisedim, ju nxorën nga çadra. Ju duhet të thoni që vettingun në politikë duhet ta bëjnë ndërkombëtarët, SPAK, ju doni të thoni se Rama është i lidhur me krimin”, deklaroi Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb