TIRANË

Përmes lidhjes me “Skype” në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në News 24, analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama ka qenë një artist, i cili ka ditur gjithmonë të gënjejë.

Ai tha se Edi Rama ka marrë një  bursë studimi nga George Soros për të studiuar, ndërsa shtoi se oligarkët e ndihmojnë kryeministrin të rri në qeveri sepse di të gënjejë mirë popullin. Sipas tij, oligarkët e përdorin shefin e qeverisë si fasadë për të fshehur vjedhjet e tyre.

“Thash me veten, ore sa pak rëndësi paskemi ne njerëzit që na ka njohur ky, bile edhe nëna e vet, edhe vëllai i vet edhe gratë që ka patur. Po të kishim më shumë rëndësi nuk gënjen burri në këtë farë feje, se do më vinte zor nga nëna, vëllai, nga filani që i kam marrë borxh.

Në ato vite, ky ka marrë një bursë nga Soros, për të qenë në Paris. Një bursë modeste. Me sa di unë, e ka pranuar Anri Sala, ka fjetur në një dhomë me të, sepse i mbaroi bursa. Ky ishte hall i madh. Kjo ka qenë situata jonë në atë kohë, se të gjithë kemi qenë të varfër.

Ne kishim një mik të përbashkët, Bill, një pasanik nga ata të Soros. Ky në atë situatë, i tha hajde puno kopshtin tim, puno si kopshtar te kopshti im dhe në kohën e lirë bëj piktura. Unë i thash Bill-it, me këtë mënyrë, do shpëtonte,  sepse do ishte bërë edhe piktor. Këta oligarkët përse e mbajnë këtë, sepse ky gënjen dhe bën fasadën. Tani ka humbur edhe aftësinë për të gënjyer. Nuk ka asgjë të keqe të jesh kopshtar, të jetosh mes luleve, do ishte më mirë se të jetosh mes hajdutëve”, tha mes tjerash Fatos Lubonja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb