Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” tha se palët me këtë marrëveshje i janë drejtuar elektoratit.

Për Lubonjën, PD iu është nënshtruar edhe qeverisë, edhe ndërkombëtarëve, ndërsa nuk ia doli të ketë popullin me vete.

Grindja që bëhet këtu dhe retorikat janë pjesë e teatrit politik që luhet për t’ju drejtuar elektoratit për secilën palë. PD ka pak probleme, sepse e ka elektoratin të ndarë më dy, sepse e ka kryetarin që thotë ëhstë diell, ata thonë diell është, nëse thonë është shi, ata thonë është shi ose ajo pjesë që vë në dyshim gjithçka. Nga ana tjetër ka nënshtrim nga diktati ndërkombëtar por edhe ndaj një pafuqie që ka opozita. Kjo opozitë nuk ia doli dot të kishte revoltën e popullit me vete, sepse ka qenë parti në pushtet dikur, jo antikastë”, tha Lubonja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb