TIRANË

Analisti Fatos Lubonja në lidhje “Skype” me emisionin “Të PaEkspozuarit” në News 24 tha se Edi Rama ka “instaluar” një projekt për kapjen e pushteteve.

Kjo sipas Lubonjës faktohet edhe nga tallja që i bën kryeministri Rama popullit opozitarë, të cilin sipas tij, e quan “dele”.

Ai theksoi se nëse pranohet kjo situatë për stabilitet siç thonë të huajt në Shqipëri, atëherë kjo është një rrugë e pasigurt për ekonominë dhe për lirinë e individit.

“Është e qartë se këtu kemi një projekt të Edi Ramës për të kapur pushtetet, ndërsa opozitën e tall dhe e përqesh dhe i thotë opozitarëve ‘dele’. Nëse do të pranojmë këtë  për stabilitet, atëherë kjo do të na çojë nesër në situatë tjetër”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb