Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaron se Rama po përdor kauzën e UÇK-së për patriotizëm folklorik.

“Edi Rama tani përdor patriotët folklorik. Kur i duhen ndërkombëtarët, i vlerëson, kur i duhet folkolirizmi, përdor patriotizmin. Basha është nën këtë presion, nga patriotizmi shqiptar. Kjo është poshtërsi politike.

Ndërtojmë akuza të rreme në sy të botës. Ne nuk kemi drejtësi të vërtetë. Ne si gazetarë duhet të themi se nëse Basha është agjent i serbit, lideri i PD duhet të përgjigjet para drejtësisë, nëse akuzat janë fabrikime, të kapë drejtësia këta që bënë akuza më koti”, tha Lubonja.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: