TIRANE-Fatos Lubonja thotë se pas planeve për ndërtimin e hyrjes së re të Parkut të Liqenit Artificial, fshihen interesa klienteliste. “Mungesa e transparencës dhe manipulimi janë dy anë të medaljes së sistemit që kemi ndërtuar ne. Ky projekt ka prapa marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut. Prapa këtij projekti është edhe media”, ka deklaruar Lubonja për Ylli Rakipin.

Ai ka komentuar edhe rikonstruksionin e Kryeministrisë, duke thënë se është i paligjshëm Sipas Lubonjës, Rama po vepron si komunistët. “Është një ndërhyrje antiligjore te një ndërtesë që ka pasur dinjitetin e vet. Po ta shohësh natën godinën duken vetëm llambat e neonit, nëpërmjet tyre duket sikur thotë kryeministri më shihni mua.

Në ndërtesë është prishur edhe tavani origjinal. Duhet të jetë dinjiteti i historisë së këtij shteti. Ndërsa sot është vetëm e sotmja, historia fillon me mua dhe kjo ka qenë një ndër fatkeqësitë më të mëdha që ka shoqëruar këtë vend, që e bënë dhe komunistët dhe vijoi edhe më tej”, ka deklaruar Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: