Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, teksa e ka cilësuar atë një vagabond.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Nazarko është shprehur se e keqja e madhe e Shqipërisë ka nisur pikërisht në kohën e Nanos dhe vijon edhe ditët e sotme, pasi sipas tij, futi drejtorët dhe i ktheu ministrat në një hiq.

“Qeveria më e mirë e këtyre 30 viteve ka qenë kur u përzien të majtë e të djathtë, kur ishte Ceka ministër i Brendshëm, Milo, Lakrori, etj. Nano bëri diçka shumë të keqe, që ka pllakosur dhe sot shoqërinë shqiptare, modeli që krijoi me drejtorët. Atë ditë që janë shkarkuar 4 ose 5 ministra, kur iku dhe Ceka, filloi e keqja e madhe e Shqipërisë që vijon edhe sot, me ato drejtorët dhe ministri ishte një hiq. E keqja më e madhe është se te të gjithë është perceptuar fryma liberale e Nanos. Për mua është një vagabond politik, që ka shkatërruar Shqipërinë më shumë nga çfarë e mendojmë ne, se ka sjellë këtë frymë që kemi edhe sot”, ka thënë Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb