Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, në një intervistë për “Kjo Javë” me Nisida Tufa, ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai ka shpjeguar se mazhoranca ka detyrë t’i japë shqiptarëve një president i cili është më i mkirë se ai aktual, të cilin Gjiknuri e quajti modelin më të keq të mundshëm.

Sa i përket emrit të ish kryeministrit Fatos Nano për postin e kreut të shtetit, ai tha se nëse opozita bie dakord, ai mund të jetë një kandidat për tu vendosur në krye të shtetit.

“Emri i Fatos Nanos si kandidat për presidentin e ri, personalisht nuk e përjashtoj nëse mund të ishte një nga propozimet e opozitës. I vetmi përjashtim është të mos jetë pjesë e grupit të PS dhe mos të ketë back ground politik. Gjithsesi nëse do të prezantohet nga opozita mbetej për tu parë
Ne do dalim me kandidatin tonë pasi të përfundojnë raundet e para. Kam frikë se edhe raundi 2 do shkojë dëm pa një kandidat.

Ne kemi një detyrë kushtetuese të bëjmë vendin me një president shumë më të mirë se ai që kemi pasur. Modeli më i keq pas Berishës ka qenë ilir Meta. Të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë më të mirë se këta të dy. Mosiu ishte shumë gjithëpërfshirës, edhe Mejdani, edhe Nishani pavarësisht se ishte partiak u tregua shumë më u kujdesshëm në ekuilibrat politike.
Ka ardhur koha të kemi një figurë të ngjashme me Moisiun pa interesa politike.

Dua të shoh në Presidencë një njeri që respekton traditat tona, palët politike dhe jep mesazhet e duhura si figurë që u tregon unitetin e kombit.

Për mua nuk ka rëndësi nëse është president apo president, kemi mjaftueshëm figura në 2 gjinitë që e bëjnë shumë mirë këtë punë” ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb