LUSHNJË- Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe ka reaguar pas incidentit të djeshëm dhe konfliktit me tregtarët, video e të cilit u publikua edhe në Balkanëeb. Tushe ka thënë sot se është i prekur nga ngjarja e ndodhur dje, e cila sipas tij është e nxitur nga qëllime dashakeqe. Ai ka sqaruar situatën e tregtarëve.

“Jam i prekur nga ngjarja e ndodhur dje. Në mënyrë të vazhdueshme kam zhvilluar takime me tregtarët. Tregtarët i kam pritur në zyrë disa herë. I kam kërkuar strukturave të bashkisë të komunikonin me tregtarët, për largimin

Nuk po largohen për klientelizëm. Përreth stadiumit bashkia ka përgatitur një projekt për një treg bashkëkohor. Skena e djeshme e nxitur nga qëllime dashakeqe”, ka thënë ai.

Sipas kryebashkiakut të Lushnjës, institucionet që monitorojnë tregjet kanë kërkuar të mbyllen këto tregje pasi nuk plotësojnë kushtete higjieno-sanitare

“Qytetarët s’mund të mbajnë me forcë ambiente publike. Këta qytetarë që protestojnë të tregojnë se kanë përfituar edhe ndihma të menjëhershme disa herë, kam gjykuar se kanë pasur nevojë”, tha ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: