Zbardhet vendimi i arbitrazhit ndërkombwtar, i cili i dha të drejtë biznesmenit Francesco Becchetti dhe ortakëve të tij për mbylljen e Agon Channel nga ana e autoriteteve shqiptare.

Në vendim thuhet shprehimisht se për çdo vit vonesë, pala shqiptare duhet të paguaj interesa financiare që llogariten duke pasur parasysh normën bazë të interesit të bursës së Londrës, që quhet LIBOR plus 3% çdo vit. Si referencë për nisjen e interesave është 31 marsi i 2018, dhe kjo procedurë do të zgjasë deri kur të shlyhet e gjithë shuma.

Bazuar në këto të dhëna deri tani qeveria shqiptare ka akumuluar interesa rreth 14,7 milionë euro të tjera. Fatura e arbitrazhit nga 108 milion euro, ka shkuar ne 122,7 milion euro. Po të merret parasysh që edhe për 2021 nuk ka ndonjë plan për të bërë pagesa kundrejt Becchettit dhe ortakëve të tij, detyrimi pritet të rritet të paktën me 4 milion euro të tjera e për t vazhduar kështu çdo vit.

Konkretisht në vendim thuhet se për Francesco Becchettin dhe 2 ortakët e tij do të perfitojnë si dëmshpërblim duke llogaritur interesat plot 100 mlion euro. Mauro De Renzis do marrë 46,7 milion euro, Stefania Grigolo rreth 11,7 milionë euro dhe Francesco Becchetti 41 milion. Rreth 8 milion euro të tjera janë shpezime gjyqsore, ekspertë dhe dëshmitarë ndërsa mbi 600 mijë dollarë të tjera kushton arbitrazhi.

Përvec veprimeve kokrete që kanë bërë autoritetet shqiptare për mbylljen e Agon Channel, abitrazhi nderkombëtar ka administruar si prova dhe deklaratat publike të kryeministrit Rama kundrejt biznesmenit italian Francesco Becchetti, që i cilësonte parate e investitorit italian si të pista.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb