Faturat e kripura të verës në zonat turistike përbëjnë shpesh lajm jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë. Një çmenduri e ndodhur së fundi ka tërhequr vëmendje të gjerë. Ish-boksieri britanik, Richard Hohn Hutton, ka paguar plot 2 mijë euro një drekë në Mykonos të Greqisë.

Ai ndodhet për pushime në Greqi me bashkëshorten e tij, por gjëja e fundit që priste të paguante ishte ajo faturë marramendëse ku bifteku kushtonte 920 euro. Ndërsa një ujë mineral kushtonte 16 euro dhe buka 14 euro.

Kur u erdhi llogaria, ata nuk mund të besonin atë që po shihnin dhe kështu e fotografuan.

Fotografia u postua në llogarinë e tij në Instagram dhe siç pritej, shkaktoi një tronditje. Ai komentoi në foto se u zgjua të nesërmen në mëngjes duke qarë për faturën që pagoi.
“U zgjova në mëngjes në një pellg lotësh”, komenton ai në instagram, duke publikuar faturën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb