“Projekti i fondit “Elliot” do të zgjasë nga 3-5 vite”, ishte kjo deklarata e Paolo Skaronit në intervistën e fundit për “La Gazzetta Dello Sport”. Presidenti kuqezi dha disa detaje, por nuk është mister që pronarëve të rinj të Milanit nuk u mungon ambicia për të synuar majën.

“Për reputacionin e tyre dhe të mirën e klubit”, do të shtonte Skaroni.

Strategjia e “Djallit” synon ringritjen dhe kthimin në elitë, me kuqezinjtë që pas pesë vitesh duhet të renditen mes tetë ekipeve më të mëdha në Kontinentin e Vjetër. Afrimi i Ivan Gazidhisit synon sistemin e llogarive, teksa marketingu duhet të shtojë potencialin e klubit në merkato.

Logoja e Milanit ofron shumë në këtë aspekt, por drejtuesit e rinj synojnë rivlerësimin e markës, me Milanin që do të rikthehej kështu edhe në një superfuqi komerciale në nivel global, shkruan “panoramasport”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb