Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka deklaruar sot se punon nga 18 orë në ditë – shtatë ditë në javë.

Gjatë një interviste dhënë për CNN, Fauci tha se nuk e ka pasur as edhe një ditë pushim që nga mesi i janarit të këtij viti.

Fauci sot feston 80-vjetorin e lindjes, por thotë se do të thyej traditën duke mos e kaluar mbrëmjen me tri vajzat e tij, shkruan tg.

“Pa dyshim që po ndihem keq. Janë Krishtlindjet e para dhe ditëlindja ime e parë që nuk e kam kaluar me bijat që kur ato kanë lindur”, ka shtuar mjeku amerikan.

“Shpresojmë që vitin e ardhshëm në këtë kohë do të kemi festë me shumë përqafime, që aktualisht nuk guxojmë të bëjmë”, ka thënë për fund Fauci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: