Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për koronavirusin, tha se ai mbështet idenë e vaksinës kundër Covid-19 për fëmijët që ndjekin shkollat.

“Unë besoj se përdorimi i vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë është një ide e mirë”, ka thënë Dr.Fauci.

Këshilltari i Biden e kuptoi që ideja do të përballej me shumë rezistencë, por ai tha se qeveria ka urdhëruar prej kohësh bërjen e vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë. “Kjo nuk është diçka e re,” tha Fauci. “Ne e kemi bërë këtë për dekada dhe dekada, duke kërkuar vaksinime të poliomielitit, fruthit, shytave, rubeolës, hepatitit”.

Dr Scott Gottlieb, një ish komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave i cili është në bordin e Pfizer, tha se vaksina e kompanisë mund të jetë e disponueshme për fëmijët nën 12 vjeç para sezonit të festave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb